Viktimat hebreje në Pitsburg, Gjylameti: Të jemi të bashkuar kundër antisemitizmit

Mesazhe solidaritet edhe nga ambasadorja e Shqipërisë në OKB, Besiana Kadare dhe ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati.

“Lutjet dhe mendimet tona janë me Bashkësinë Hebraike të Pitsburgut. Duhet të jemi të bashkuar kundër antisemitizmit”, ishte mesazhi i Blerina Gjylametit, kryetares së Grupit Parlamentar të Miqësisë Shqipëri-Izrael në Twitter.

Nga sulmi në në sinagogën “Tree of Life Congregation, Pittsburgh, Pennsylvania të SHBA-së kanë mbetur të vdekur 11 persona, raporton Reuters.

Edhe Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, e dënoi sulmin.

 

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, tha se ai ndihet i shokuar nga rasti. “E dënjmë fuqishëm këtë akt të dhunës”.

Edhe ambasadorja e Shqipërisë në OKB, Besiana Kadare, reagoi: “Shqipëria qëndron në solidaritet me komunitetin hebre dhe me popullin amerikan”.