Hebreja Hedy Lamarr, yll i Hollivudit që shpiku sistemin bazë të WiFi

Babai i saj, Emil, ishte nga hebrenjtë e Ukrainës së sotme, ndërsa nëna, Trude, një pianiste nga hebrenjtë e Hungarisë.


Hebreja Hedy Lamarr, një yll i Hollivudit klasik, është shpikësja e spektrit të gjerë dhe kapërcimit të frekuencës, ato që përdoren sot në GPS, në Bloetooth dhe në WiFi-së.

Babai i saj, Emil, ishte nga hebrenjtë e Ukrainës së sotme (i lindur në, Lemberg, sot Lviv), ndërsa nëna, Trude, një pianiste nga hebrenjtë e Hungarisë.

Hedy Lamarr, përveç se është gruaja e parë që luajti një rol me skena nudizmi dhe simuloi një orgazmë në historinë e kinemasë (Éxtasis, Gustav Machatý, 1933), por ajo njihet edhe si shpikësja e një sistemi komunikimi që është në bazë të WiFi-së, të Bluetooth dhe teknologjive të tjera në përdorim sot.

Data e lindjes së saj, 9 nëntor 1914 njihet si “Dita e shpikësit”. Lindi në Vienë dhe që në fëmijëri u shqua për inteligjencën e saj dhe u konsiderua nga profesorët me dhunti të veçanta. Në moshën 18 vjeçare u martua me një sipërmarrës austriak armësh, Friedrich Mandl.

Në vitin 1933, Afolf Hitleri kishte forcuar pushtetin e tij në Gjermani dhe Mandl mbante kontakte brenda partisë naziste. Ai ishte një fashist i njohur në Austri dhe ajo gjatë 4 viteve të martuara me të nuk u pranua nga shtëpia e saj, madje mori pjesë edhe në disa mbledhje të të shoqit me udhëheqësit kryesorë nazistë në Austri që i furnizonin me armë. Kjo histori është e përshtatshme për filma spiunazhi, pasi Hedy i dha fund lidhjes me nazistët, me prindër hebrenj, e ëma ishte konvertuar në katolike, një arsye më tepër për tu arratisur në 1937, në Paris e veshur si shërbëtore.

Aty u njoh me Louis B. Mayer, presidenti i Metro Goldwyn-Mayer që i ofroi një kontratë 7 vjeçare në Hollivud. Filloi studimet në inxhinieri, që i kish braktisur për dellin artistik për vitet 1940-1949 ku regjistroi 18 filma, por u mërzit shumë shpejt nga roli i aktores. Kjo ishte arsyeja që vendosi të zgjerojë interesat e saj për shkencat e aplikuara, interesa të cilat të kombinuara me neverinë për regjimin nazist krijuan produktin e saj më të madh. Në vitin 1942 mori patentën e një metode komunikimi sekret që kërkonte të evitonte sinjalin e dërguar nga trupat aleate.

Ideja e saj ishte që si trasmetori dhe receptori të kapërcenin njëkohësisht nga njëra frekuencë në tjetrën dhe çdokush që do të përpiqej të ndërpriste sinjalin nuk do ta kuptonte vendndodhjen. Kjo metodë nuk u aplikua gjatë Luftës së Bytë Botërore, por gjeti zbatim tek ushtria në vitin 1962 gjatë krizës së raketave në Kubë. Ajo krijoi edhe shpikje të tjera: një version i përmirësuar i semaforëve dhe një tabletë për të krijuar një pije me gaz. E megjithatë njohja si shkencëtare dhe shpikëse do të vononin për Hedy Lamarr. /bota.al

Ambasadorja e Izraelit: S’ka paqe nëse qeveris Hamas!

Ambasadorja e Izraelit në Tiranë, Galit Peleg: Zgjidhja është krijimi i dy shteteve

Izrael

Izraeli falenderon SHBA për veton ndaj rezolutës së OKB-së

Ministri i Jashtëm, Eli Cohen, akuza ndaj Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres

Shqipëri

Ambasadorja e Izraelit: S’ka paqe nëse qeveris Hamas!

Ambasadorja e Izraelit në Tiranë, Galit Peleg: Zgjidhja është krijimi i dy shteteve

Kosove

Shkroi poezinë “Kosova”, poetja izraelite Gili Haimovich botohet në Kosovë

Haimovich ishte pjesëmarrëse në Festivalin Ndërkombëtar të Poezisë në Rahovec.

OPED

Kur ndez një dritë!

E ftuar në një familje hebrenjsh për të festuar një ditëlindje, një dritë të ndezur për Hanukkah.

Bota

Shuhet legjenda e diplomacisë amerikane, Henry Kissinger

Vdiq në moshën 100-vjeçare. Kissinger dominoi politikën e jashtme të SHBA në kulmin e Luftës së Ftohtë.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.