Prof. Asoc. Dr. Edmond Malaj: Hebrenjtë në vilajetin e Janinës, ku bënin pjesë edhe Berati, Vlora dhe Gjirokastra

Ngulmimet hebraike në kohën osmane në Shqipëri gjendeshin kryesisht në qytetet-port shqiptare, sepse aty mbërrinin kryesisht të arratisur hebrenj nga Spanja, Portugalia dhe Italia. – Pjesë nga libri “Hebrenjtë në trojet shqiptare”, me një përqendrim në historinë dhe kulturën hebraike”, me autor Prof. Asoc. Dr. Edmond Malaj


Nga Prof. Asoc. Dr. Edmond Malaj

Ngulmimet hebraike në kohën osmane në Shqipëri gjendeshin kryesisht në qytetet-port shqiptare, sepse aty mbërrinin kryesisht të arratisur hebrenj nga Spanja, Portugalia dhe Italia. Sipas Kotanit, hebrenjtë nga Spanja kishin filluar të vinin që në vitet e fundit të shek. XV, dhe rreth ardhjes së tyre thuhet ndër të tjera, “se i tërhoqi vetë Sulltan Bajaziti II, me qëllim që ata të gjallëronin tregtinë me disa limane të vendit, siç kishte vepruar edhe Republika e Venedikut”

Komunitete tregtare hebrenje të konsiderueshme pati në qytetet Berat, Durrës dhe Vlorë. Në këto qytete duket se ka pasur sinagoga kastiliane, kataloniane, portugeze dhe puliane. Ndër portet që përdoreshin nga hebrenjtë për tregti mund të përmendim këtu (përveç Durrësit dhe Vlorës) edhe atë të Lezhës dhe Prevezës. Mund të thuhet këtu që në Shqipëri për një periudhë kohe gjatë shek. XVI, tregtarët hebrenj nuk e kishin jetën të sigurt, pasi vriteshin, dhe si vend tjetër ballkanik i Perandorisë Osmane i rrezikshëm për tregtarët hebrenj, po gjatë kësaj periudhe kohe ishte edhe Thesalia e Veriut.

Gjatë revoltave shqiptare kundër shtetit turk në vitin 1911 pakicat hebraike në Shqipëri u akuzuan se kishin bashkëpunuar dhe mbështetur rebelët shqiptarë. Tani le t’u hedhim një vështrim mundësisht sa më të detajuar pranisë së hebrenjve në secilin vilajet shqiptar duke u nisur nga Veriu për në Jug, dhe duke e përshkruar historinë e tyre që nga fillimi, pra shek. XV, deri në rënien e Perandorisë Osmane në fillim të shek. XX.

Hebrenjtë në vilajetin e Janinës

Në vilajetin e Janinës bënin pjesë qytetet e Beratit, Vlorës, Janinës, Gjirokastrës, të cilat do t’i trajtojmë më poshtë. Këtu, si edhe më sipër, bëhet fjalë vetëm për ato qytete që kishin prani hebrenjsh. Hebrenjtë e Beratit duket se e kishin prejardhjen kryesisht nga Vlora, ndoshta të ardhur aty nga fundi i shek. XV dhe fillimi i shek. XVI, si rrjedhojë e përndjekjeve nga qarqet antisemite evropiane. Sipas Kotanit numri i të ardhurve në Berat, në fillim përbëhej nga 25 familje.

Kjo bashkësi, nga numri, ishte e vogël, po ta krahasojmë me bashkësinë e Vlorës, por edhe pse e vogël, duket se luante një rol të “shënueshëm” ekonomik dhe shoqëror të qytetit. Bashkësia e Beratit, si ajo e Vlorës ka një tkurrje demografike në rrjedhën e shek. XVI. Në defterin osman të sanxhakut të Vlorës të vitit 1520, pjesë e të cilit ishte edhe qyteti i Beratit, bashkësia hebrenje e këtij të fundit gjendet e regjistruar me 25 shtëpi.

Emrat e kryefamiljarëve të këtyre shtëpive janë si më poshtë: Samuil Delonil (David Kalgun-ni), Selemo Jahud-i, Jahudi Demedia, Shemeto? Selemo, Musa (Mojsi), Is’hak-u, Jahudi Menahem-i, Shinai Selemo, Anxhelo Bunom-i, Menahem Tuluz-i(Avraham Danil-i), Isak Demolena (Mexhaleto Selemo), Shabataj David-i, Musa Josef (-i), Medal (?) Dorlend-i, Musa (Mojsi) Jozef-i (tjetër), Avram Musa-i, Shemuil Jahoda, Josef Haim, Shemuil Mededia (?), Israil Josef, Azria. Në defterin tjetër “Defter-i mufassal-i liva-i Avlona, Nr. 62, f. 254”191 të hollësishëm të të njëjtit sanxhak, të vitit 1583, ajo numëronte vetëm 11 shtëpi, po aq sa në fillimet e shek..” Emrat e kryefamiljarëve të këtyre 11 shtëpive për vitin 1583 janë Salomon Avraham, Selena (?) Samuil, Jakob Jahoda, Jasef Isak, Isak Avraham, Moisi Avraham, Alek David, Avraham (?) Joshua, David Isak.

Edhe për shek. XVII nuk është e mundur sot për sot të gjenden informacione të mjaftueshme që hedhin dritë mbi ekzistencën dhe aktivitetin e kësaj bashkësie. Përsa i përket këtij shekulli, Evlija Çelebi, udhëtar osman, shkruan mbi ekzistencën e një lagjeje hebraike në qytetin e Beratit në vitin 1670. Për periudhën 1 mars 1676 deri më 1 mars 1677, sipas kalendarit hanor islamik viti 1087-1088, në kazanë e Beratit ka një ulje të xhizjes, e cila nga pagesa e mëparshme 6, 390 akçe bëhet 6, 292.

Gjatë rrethimit venecian të qytetit të Vlorës dhe luftës veneciano-turke në vitin 1688, pjesa më e madhe e hebrenjve ikën nga Vlora dhe u vendosën në Berat, dhe më vonë u shpërndanë në Janinë, Manastir dhe Kostur.Nga kjo kohë kemi edhe një dokument që flet për ardhjen e hebrenjve të Vlorës, në Berat dhe për mosmarrëveshjet që kishin dy komunitetet hebraike (ai i Beratit, dhe ai i ardhuri nga Vlora) në lidhje me pagesën e taksës së rajasë, që me sa duket u bë e rëndë dhe abuzive duke krijuar madje edhe përçarje midis hebrenjve të të dy komuniteteve.

Dokumentin, pasi është dëshmi autentike e kohës, po e japim si më poshtë: “Perach Meteh, Aaron, pjesa II, e çështjes 52, fleta 90b, përgjigja e fletës 92b.∗ Në qytetin e Vallonës, kishin ardhur anijet e grekut, kishin rrethuar atë dhe pasi kishin rrëzuar muret dhe djegur qytetin, e kishin pushtuar. Por, para kësaj me vullnetin e zotit hebrenjtë kishin lënë qytetin dhe kishin shkuar në qytetin Arnaut Belgrad, dhe kishin qëndruar atje rreth tre muaj. Në kohën kur në qytet kishin filluar të përhapeshin sëmundjet, kishte ardhur në qytet pashai dhe ishin mbledhur turqit, para dhe pleqësia e qytetit dhe kishin thirrur hebrenjtë, anëtarët e sinagogës së Beratit dhe ata të sinagogës në Vallone, dhe iu kishin thënë: “Shkoni dhe sillni një shumë për pashain”.

Dhe hebrenjtë menjëherë ishin mbledhur, e kishin ndarë tatimin dhe kishin paguar bashkë të dy sinagogat. Për herë të dytë pashai iu vuri tatim të dytë në qytet. Por qehajai i pashait kishte thirrur vetëm hebrenjtë e sinagogës së Belgradit dhe iu kishte vënë një shumë të caktuar paresh për Halil Pashën e garnizonit të qytetit. Hebrenjtë e sinagogës së Belgradit ishin ankuar dhe kishin thirrur para nëpunësve të mëdhenj dhe para gjyqit të qytetit, duke thënë: “Përse na vini këtë tatim të rëndë?” Nëpunësit e mëdhenj u ishin përgjigjur: Përse thërrisni? Ne bashkuam me ju edhe hebrenjtë e Vallonës, për t’u bashkuar bashkë me ju, por hebrenjtë nga Vallona nuk duan të dëgjojnë zërin tonë që të bashkohen dhe të paguajnë bashkë me ju, siç kanë paguar edhe më parë; por ata hebrenjtë e Vallonës kishin shkuar tek begler beu dhe i ishin ankuar për hebrenjtë e Belgradit. Dhe begler beu, ishte treguar i mëshirshëm dhe kish urdhëruar të mos paguajnë”.

Tani hebrenjtë e Sinagogës së Belgradit thonë që kur përfaqësuesit e dioqezës nga Vallona kishin shkuar dhe ishin ankuar para begler beut duhej të ishin ankuar nga ndihmësi i begler beut dhe drejtuesit e qytetit atëherë, në qoftë se do të kishte urdhëruar të mos paguajnë, nuk do të kishim asnjë lloj kundërshtimi. Mirëpo hebrenjtë e Vallonës kishin kundërshtuar, sepse edhe nëqoftëse ata nuk iu ishin ankuar drejtuesve dhe ndihmësit të begler beut, kjo për shkakun se drejtuesit dhe ndihmësi nuk iu kishin thënë tashmë asgjë, kjo, sepse ata kanë paguar një herë Gjatë rrethimit venecian të qytetit të Vlorës dhe luftës veneciano-turke në vitin 1688, pjesa më e madhe e hebrenjve ikën nga Vlora dhe u vendosën në Berat, dhe më vonë u shpërndanë në Janinë, Manastir dhe Kostur.

Nga kjo kohë kemi edhe një dokument që flet për ardhjen e hebrenjve të Vlorës, në Berat dhe për mosmarrëveshjet që kishin dy komunitetet hebraike (ai i Beratit, dhe ai i ardhuri nga Vlora) në lidhje me pagesën e taksës së rajasë, që me sa duket u bë e rëndë dhe abuzive duke krijuar madje edhe përçarje midis hebrenjve të të dy komuniteteve. Dokumentin, pasi është dëshmi autentike e kohës, po e japim si më poshtë:

Perach Meteh, Aaron, pjesa II, e çështjes 52, fleta 90b, përgjigja e fletës 92b.∗ Në qytetin e Vallonës, kishin ardhur anijet e grekut, kishin rrethuar atë dhe pasi kishin rrëzuar muret dhe djegur qytetin, e kishin pushtuar. Por, para kësaj me vullnetin e zotit hebrenjtë kishin lënë qytetin dhe kishin shkuar në qytetin Arnaut Belgrad, dhe kishin qëndruar atje rreth tre muaj. Në kohën kur në qytet kishin filluar të përhapeshin sëmundjet, kishte ardhur në qytet pashai dhe ishin mbledhur turqit, para dhe pleqësia e qytetit dhe kishin thirrur hebrenjtë, anëtarët e sinagogës së Beratit dhe ata të sinagogës në Vallone, dhe iu kishin thënë: “Shkoni dhe sillni një shumë për pashain”. Dhe hebrenjtë menjëherë ishin mbledhur, e kishin ndarë tatimin dhe kishin paguar bashkë të dy sinagogat. Për herë të dytë pashai iu vuri tatim të dytë në qytet. Por qehajai i pashait kishte thirrur vetëm hebrenjtë e sinagogës së Belgradit dhe iu kishte vënë një shumë të caktuar paresh për Halil Pashën e garnizonit të qytetit.

Hebrenjtë e sinagogës së Belgradit ishin ankuar dhe kishin thirrur para nëpunësve të mëdhenj dhe para gjyqit të qytetit, duke thënë: “Përse na vini këtë tatim të rëndë?” Nëpunësit e mëdhenj u ishin përgjigjur: Përse thërrisni? Ne bashkuam me ju edhe hebrenjtë e Vallonës, për t’u bashkuar bashkë me ju, por hebrenjtë nga Vallona nuk duan të dëgjojnë zërin tonë që të bashkohen dhe të paguajnë bashkë me ju, siç kanë paguar edhe më parë; por ata hebrenjtë e Vallonës kishin shkuar tek begler beu dhe i ishin ankuar për hebrenjtë e Belgradit. Dhe begler beu, ishte treguar i mëshirshëm dhe kish urdhëruar të mos paguajnë”. Tani hebrenjtë e Sinagogës së Belgradit thonë që kur përfaqësuesit e dioqezës nga Vallona kishin shkuar dhe ishin ankuar para begler beut duhej të ishin ankuar nga ndihmësi i begler beut dhe drejtuesit e qytetit atëherë, në qoftë se do të kishte urdhëruar të mos paguajnë, nuk do të kishim asnjë lloj kundërshtimi. Mirëpo hebrenjtë e Vallonës kishin kundërshtuar, sepse edhe nëqoftëse ata nuk iu ishin ankuar drejtuesve dhe ndihmësit të begler beut, kjo për shkakun se drejtuesit dhe ndihmësi nuk iu kishin thënë tashmë asgjë, kjo, sepse ata kanë paguar një herë bashkë. Veç kësaj ata shikojnë që të gjithë hebrenjtë janë në një oborr dhe i kanë dyqanet në një pazar dhe blejnë e shesin si të gjithë banorët e qytetit. Dhe aq më tepër që turqit e Vallonës të shpërndarë me shtëpi nëpër qytet, paguajnë bashkë me turqit e Belgradit, sepse bashkë kanë humbur vetëm shtëpitë dhe vreshtat por jo paret. Por hebrenjtë kishin kundërshtuar, [duke thënë –E.M.] që janë miq për një vit. Kurse hebrenjtë e Belgradit përsëri iu ishin përgjigjur, që mik është ai që qëndron një muaj ose të paktën një vit, dhe pastaj largohet, kurse ata janë me gratë dhe fëmijët e tyre, me familjet e tyre me gjithë shtëpi e katandi. Kështu që nuk mund të konsiderohen si miq, por si banorë të përhershëm. Mbi të gjitha këto o mësuesi i ynë, na mësoni se çfarë është drejtësia dhe kush ka të drejtë? U shpërblefsh dyfish dhe trefish në qiell. Përgjigja e autorit: I gjithë tatimi duhet të ndahet mes të gjithëve, meqenëse të gjithë fitojnë dhe ushqehen në të njëjtin qytet dhe nuk konsiderohen si miq.”

Në shek. XVIII, Berati pati një pakësim të popullsisë, jo vetëm të asaj hebraike në veçanti, por edhe të banorëve me origjina të ndryshme në përgjithësi, duke përfshirë këtu kryesisht edhe popullsinë shqiptare. Ky pakësim i popullsisë ndodhi për shkak, se banorët emigronin, “për të kërkuar kushte më të mira jetese përtej truallit amtar dhe, shpeshherë, të shkaktuara edhe nga dhuna e hapur dhe abuzimet e qeveritarëve lokalë”.

Shkaqe të tjera ishin konfliktet dhe rivalitetet midis feudalëve beratas, si dhe rritja dhe zhvillimi i qytetit të Voskopojës që filloi të bënte konkurrencë Beratit gjatë kësaj periudhe. Abuzimin e qeveritarëve lokalë në lidhje me taksat e vërteton në një farë mase edhe një ankesë e komunitetit hebraik beratas në vitin 1708 në lidhje me ndarjen e drejtë të taksave midis këtij komuniteti dhe popullsisë së krishterë.

Duket se hebrenjtë numri i të cilëve tashmë ishte pakësuar shumë, vazhdonte të paguante një taksë në disproporcion me numrin e tyre, shumën e së cilës e kishin paguar në kohëra kur ata kishin qenë më shumë. Përveç këtyre problemeve në lidhje me taksat, që i përmendëm edhe më sipër, duhet të themi, që në këtë komunitet spikasin edhe individë të pasur, nga të cilët merrnin hua edhe qytetarë myslimanë beratas nga paria e qytetit, siç ishin ajanët, persona këta me rëndësi ekonomike, influencë politike e sociale, dhe ershrafë që ishin parësia fetare islamike e një qyteti të tillë si Berati: “Në vitin 1686, Ibrahim efendiu, Mehmet agai dhe persona të tjerë nga ajanët dhe eshrafët e kazasë së Beratit, deklaruan në gjyqin e Sheries së Beratit  në prani të Ali Agait, i ngarkuar me mbledhjen e taksës së sursatit, se shumën e parave prej 26 000 akçe të marrë hua prej bashkëshortes së hebreut Isak, do t’ia kthente kësaj të fundit tagrambledhësi i sipërpërmendur, pasi t’i mblidhte të hollat nga popullsia për llogari të taksës së sursatit të vitit 1685”. Shumën e lartpërmendur prej 26 000 akçesh, që ishte e konsiderueshme tagra-mbledhësit osmanë nuk qenë në gjendje ta mblidhnin brenda afatit kohor të caktuar, kështu ia morën borxh bashkëshortes së hebreut Isak dhe duhet t’ia kthenin asaj pasi ta kishin mbledhur nga popullsia.

Një të dhënë tjetër mbi hebrenjtë kemi edhe nga defteri i xhizjes i vitit të Hixhrës 1104/1692-3 për kazanë e Beratit, ku janë shënuar 40 hebrenj, banues në Varosh që e kanë paguar këtë taksë, duhet të shtohet këtu, që këta persona ishin meshkuj, pasi taksa e xhizjes paguhej vetëm nga personat e shëndoshë meshkuj të moshës 15 vjeç e sipër.

Taksa e xhizjes ishte shumë e lartë. Kjo duket se ishte një ndër shkaqet, që çoi në zvogëlimin qoftë të numrit të krishterëve, qoftë të banorëve hebrenj.205 Për pagimin e xhizjes kishte tri shuma për tri shtresa të ndryshme të popullsisë jomyslimane: në fund të shek. XVII dhe në fillim të shek. XVIII hebrenjtë (po ashtu edhe të krishterët) paguanin 48 grosh për shtresën e lartë, 24 grosh për shtresën e mesme dhe 12 grosh për shtresën e ulët. Kjo taksë vazhdoi të rritej saqë në vitin 1848 për shtresat përkatëse arriti shifrat 60, 30 dhe 15 grosh.2

Duhet të përmendet këtu që përveç xhizjes hebrenjtë së bashku me të gjithë qytetarët e tjerë të Beratit, duke përfshirë këtu myslimanë, të krishterë dhe magjypë (evgjitë) ishin të detyruar t’i paguanin shtetit osman edhe taksa të tjera si avarizin (10 grosh për shtëpi në vitin 1712), nuzulin (kontribut i popullsisë për mbajtjen në gatishmëri të stacioneve, nga do të kalonte ushtria osmane), sursatin dhe ispenxhen, etj., plus edhe punë të ndryshme angarie.

Sursati ishte një taksë, që presupozonte blerjen e drithit nga popullsia në raste të jashtëzakonshme. Këtë detyrim shteti osman e praktikonte në raste ekspeditash ushtarake, por që me kalimin e kohës u kthye në taksë të rregullt parash dhe kështu për vitin 1679 hebrenjtë qenë detyruar të paguanin këtë taksë në shumën 1100 akçe.

Hebrenjtë paguanin njësoj si të krishterët, dhe kjo taksë i bënte të krishterët të pranonin Islamin dhe me sa duket i detyronte hebrenjtë të iknin nga qyteti, pasi nga fundi i shek. XVII e më vonë prania e tyre bëhet gjithnjë më e rrallë, edhe pse në gjysmën e dytë të këtij shekulli ka një fluks hebrenjsh të ardhur nga Arta.

Një problem tjetër që u bë edhe më i theksuar me kalimin e kohës ishte edhe abuzimi në lidhje me moszvogëlimin e sasisë së detyrimeve, kur popullsia zvogëlohej. Kështu “ndërsa popullsia hebraike kishte ardhur duke u zvogëluar nga sasia e frymëve, një gjë e tillë nuk merrej parasysh nga administrata në caktimin e kuotës së taksave që kjo popullsi lipsej të paguante. Kundër një veprimi të tillë, në tetor të vitit 1708 përfaqësues të kësaj popullsie i drejtuan një protestë këshillit të Sheriatit”.

Një fenomen tjetër në Berat ishte edhe dhënia e parave me fajde. Por, edhe pse kjo gjë në vende të tjera praktikohej zakonisht prej hebrenjve, mbi këtë çështje nuk kemi të dhëna faktike, se hebrenjtë e Beratit jepnin para me fajde, megjithatë nuk mund të përjashtohet një mundësi e tillë. Elementi fajdexhi ishte kryesisht i shtresave të pasura myslimane të qytetit dhe fajdetë duket se u bënë një fenomen i shpeshtë kryesisht në shek. XVIII dhe në fillim të shek. XIX,në një kohë kur prania e hebrenjve në këtë qytet kishte arritur në 100 shtëpi.212 Hebrenjtë kishin në Berat sinagogën e vet dhe marrëdhëniet e tyre me administratën e qytetit rregulloheshin nga rabini (Rabbi), udhëheqësi shpirtëror i tyre.

Nga mesi i shek. XVIII deri në gjysmën e dytë shek. XIX nuk kemi arritur të gjejmë të dhëna mbi praninë e hebrenjve në Berat, por aty nga gjysma e dytë shek. XIX, dy udhëtarë studiues Pierre Batifol dhe Aleksander Thomson e dëshmojnë fare qartë praninë e hebrenjve në Berat.

Thomson “në shënimet për vizitën në qytetin e Beratit në vitin 1867 shkruan se, sapo zbriti aty, është pritur me përzemërsi nga një grup hebrenjsh spanjollë, që të gëzuar panë se i porsaardhuri mund të fliste gjuhën e tyre.” Batifol, i cili kalon në Berat në vitin 1885, shkruan se “Berati ishte një qytet i vogël, me një treg në qendër të qytetit, ku … kishte edhe shumë hebrenj, të cilët dalloheshin nga fesi i zi, kippah.”

Hebrenjtë duket se kanë qenë të pranishëm, jo vetëm në Berat, por edhe rreth tij, sepse sipas Kotanit në rrethin e Beratit, “nga disa anketime të bëra kohë më parë tek disa të moshuar të fshatit Molisht, është pohuar se, të moçmit tregonin se banorët e dikurshëm të këtij fshati kishin qenë me origjinë hebraike”.

Hëpërhë kaq mund të themi në lidhje me praninë e hebrenjve në Berat gjatë kohës së Perandorisë Osmane. Përsa i përket Vlorës, në kapitullin e këtij punimi që ka të bëjë me Mesjetën vumë re që ky qytet kishte një komunitet shumë të vjetër. Situata e tyre u përmirësua kur qytetin e pushtuan osmanët duke ua hequr nga duart bizantinëve.217 Dëshminë e parë rreth aktivitetit të hebrenjve në Vlorë e kemi që në vitin e parë (1417) të pushtimit të qytetit nga osmanët. Pjesëtarë të këtij komuniteti në gjysmën e parë të shek. XV shquheshin në lëmin e tregtimit të kripës.

Njëri prej tyre, i quajtur Fraini (i biri i Josefit), për më se dhjetë vjet bënte tregti me Raguzën, veprimtari nga e cila në vitin 1417 kishte arritur të siguronte një shumë të ardhurash prej 250 dukatësh. ” Dëshminë e dytë e kemi në vitin 1426, kur një komunitet tregtarësh hebrenj u inkurajua nga osmanët që të vendoseshin në Vlorë. Dëshminë e tretë e kemi në vitin 1430, kur hebreu vlonjat Gozio ishte bërë pikë referimi për transaksionet e drithit me tregtarët venecianë.

Deri në fund të shek. të XV për fat të keq nuk kemi të dhëna të tjera për hebrenjtë rezidentë në Vlorë, por gjatë këtij shekulli komuniteti u rrit vazhdimisht dhe Vlora u bë një vend ku u përqendruan hebrenj të ikur nga Evropa Perëndimore, sidomos nga Franca, Korfuzi dhe nga vende të tjera që i përkisnin Republikës së Venedikut.222 Sipas një response të Hayyim Yonas që shërbeu si dayan (gjyqtari i një gjykate rabinike) në qytetin e Monopolit, në Jug të Tranit, kur krahina të Napolit, aty nga fundi i shek. XV, të pushtuara nga invazorët francezë, shumë hebrenj qenë detyruar të ndërronin fenë dhe të konvertoheshin në katolicizëm.

Ata ikën dhe u vendosën në Trani, që ishte akoma nën zotërimin e venecianëve, dhe aty u kthyen përsëri në Judaizëm.224 Por, duke pasur frikë se do të zbuloheshin ata ikën në Barletta dhe prej aty u arratisën nga Mbretëria e Napolit dhe shkuan në Vlorë, qytet i cili ishte nën Perandorinë Osmane në atë kohë.

Nën të njëjtën responsë rabini Hayyim Yona përmend edhe rastin e një hebreu, i cili u kthye edhe një herë në katolik dhe nga Vlora iku përsëri në Sicili, nga kishte ardhur. Duhet të thuhet këtu që në Sicili, nëse një hebre konvertohej në fenë e krishterë (katolicizëm), atëherë ai pranohej nga komuniteti i krishterë atje, sepse me anë të pagëzimit të tij, i laheshin mëkatet e të qënurit më përpara hebre, dhe mund të jetonte me të drejta të barabarta pa iu cenuar prona, midis pjesëtarëve të tjerë të komuniteteve të krishtera të atjeshme. Këtë e thekson edhe një dokument i vitit 1492, në të cilin thuhet se “të gjithë ata hebrenj që dëshirojnë të bëhen të krishterë, atyre nuk do t’u shkaktohet anjë dëm, as personit vetë as pasurisë së tyre të tundshme apo të patundshme, ata do të trajtohen mirë, ashtu si trajtohen edhe të krishterët”, dhe kjo ftesë për t’u konvertuar në krishterim iu përsërit atyre edhe pak më vonë, më 17 korrik po të të njëjtit vit: “Deklarojmë dhe vërtetojmë që të gjithë ata hebrenj që duan të bëhen të krishterë, nuk do t’ju shkaktohet asnjë dëm.” Pra, hebrenjtë në Sicili nuk po përjetonin një problem racor në lidhje me ta, por një problem fetar të lidhur me një lloj mënyre judaike jetese.

Por, le të kthehemi përsëri në Vlorë. Nga Vlora pati hebrenj që ikën edhe në drejtim të Stambollit. Sipas të dhënave që na jep historiani Ferit Duka, kjo shpërngulje e hebrenjve nga Vlora për në Stamboll ndodhi rreth viteve 1482-84. Mbase kjo ndodhi për arsye ekonomike, ngaqë Stambolli ofronte shumë më tepër nga ç’mund të ofronte Vlora. Por, prapë se prapë në Vlorë pati ardhje të reja refugjatësh hebrenj, të ikur nga vendet e përtej detit. Ngaqë ishte qytet port shumë i rëndësishëm, aty erdhën e u vendosën nga qeveria osmane hebrenjtë e dëbuar nga Spanja në vitin 1492, nga Portugalia në vitin 1497 dhe nga Italia në vitin 1510-11. Në fundin e shek. XV në Vlorë erdhën hebrenj nga Spanja (Kastilia dhe Katalonia) dhe nga Portugalia.

Nga një shënim në ditarët e Marino Sanudos mësojmë se në dhjetor të vitit 1506 vijnë në Vlorë tri anije portugeze me hebrenj, por krahas tyre ato sollën me vete edhe verzino (një lloj druri që përdorej për të ngjyrosur në të kuq), piper, kanellë dhe mallra të tjera.235 Në lidhje me numrin e shtëpive dhe të banorëve hebrenj në qytet, gjithnjë duke iu referuar Ferit Dukës, sipas defterit përmbledhës (mücmel) të regjistrimit të livasë (sanxhakut) së Vlorës të vitit 912 (1506-1507), kolonia hebraike aty kishte arritur në 97 shtëpi kundrejt 665 shtëpive shqiptare të krishtera.

Në vitin 1506, në Vlorë, zbarkuan edhe tri anije të mëdha me hebrenj, dhe brenda një kohe të shkurtër, pikërisht në fund të dhjetëvjeçarit të dytë të shek. të mësipërm, rritja numerike e popullsisë hebrenje të Vlorës duket tepër befasuese.239 Dokumente turke tregojnë se në vitin 1520 në Vlorë kishte rreth 945 familje, prej të cilave 528 ishin hebrenj. Pra, duke pasur parasysh këto shifra, del se Vlora gjatë kësaj kohe ishte e dominuar nga hebrenjtë, gjë që e konstatojnë edhe studiues të tjerë.

Ky shtim i popullsisë së hebrenjve lidhet në kohën e qeverisjes së Bajazitit II (1481-1512), sulltan Salimit I (1512-20) dhe Sulejmanit të Madhërishëm (1520-66), të cilët krijuan një atmosferë akoma më të favorshme për hebrenjtë. Favorizimi nuk ishte vetëm leja e ngulmimit, por edhe çlirimi nga taksat për të porsaardhurit. Bajaziti II i pranoi me mirëseardhje hebrenjtë e ikur nga Spanja dhe Portugalia, dhe u dha urdhër qeveritarëve provincialë të Perandorisë, t’i pranonin hebrenjtë me mikpritje dhe thuhet se mbi Ferdinandin e Spanjës u shpreh: “Ju e quani Ferdinandin, që po varfëron vendin e tij dhe po pasuron vendin tonë, një mbret të zgjuar?”Si rrjedhim i këtyre politikave popullsia hebraike në Perandorinë Osmane erdhi duke u rritur. Ata përbënin një të tretën e popullsisë së Vlorës. Ky komunitet hebraik nuk përbëhej vetëm nga hebrenj të dëbuar nga Gadishulli Iberik, por edhe nga individë të ikur nga Italia e Jugut. Gjithë këta njerëz të një kulture të lashtë dhe me përvojë të madhe e bënë qytetin e Vlorës, pas Stambollit dhe Selanikut, qytetin e tretë të rëndësishëm rezidencial të hebrenjve.

Pra, na del që Vlora në atë kohë ishte e banuar më tepër nga hebrenjtë sesa nga banorë komunitetesh të tjera fetare. Studiuesi kosovar Albert Ramaj na jep një shifër tjetër në lidhje me numrin e hebrenjve në Vlorë. Ai bën të ditur, që në këtë qytet në vitet 1519-20 kishte rreth 609 shtëpi që banoheshin nga hebrenjtë. Sipas një defteri tjetër osman të livasë së Vlorës, në vitin 1520 në qytet numëroheshin 531 shtëpi hebrenjsh kundrejt 836 shtëpive të krishtera (shqiptare) dhe përbënin 39% të popullsisë qytetare. Këtu poshtë është lista që paraqet Ferit Duka për 531 shtëpitë hebrenje, të regjistruara në vitin 1520 në qytet, që gjendeshin të grupuara në 14 mëhallë:

Përveç hebrenjve iberikë dhe apeninë, pjesë e komunitetit hebre të Vlorës në vitin 1520 ishte edhe një bashkësi e ardhur nga Mezistra e Moresë, e cila mesa duket e kishte origjinën po ashtu nga Gadishulli Iberik, i ardhur në More dhe pastaj i shpërngulur në qytetin e Vlorës. Duhet të theksohet këtu që Selaniku (i Moresë) ishte një nga qendrat më kryesore në Perandorinë Osmane, ku u përqendruan hebrenjtë e ikur nga Gadishulli Iberik dhe në Ballkan pa dyshim qendra më e madhe.

Prania hebrenje në Vlorë erdhi duke rënë, që me humbjen e flotës osmane në Lepanto në vitin 1571, që mesa duket krijoi pasiguri gjatë bregut adriatik-jonian,249 saqë në vitin 1583, komuniteti shfaqet i pakësuar në mënyrë të ndjeshme.250 Nga të dhënat e defterit të hollësishëm osman të livasë së Vlorës të përpiluar në vitin 1583, jepet numri i përgjithshëm i kryefamiljarëve hebrenj të qytetit të Vlorës që ishte 212 veta.251 (Sipas autorit grek Giakoumis janë 211 familje hebrenje që përmenden në këtë regjistër të vitit 1583252). Banorët hebrenj, “ndryshe nga viti 1520 kur ishin të regjistruar në trajtën e disa bashkësive, tashmë ishin grupuar në një të vetme, nën emërtimin “Bashkësia e hebrenjve të qytetit të Vlorës” (cemaat-i yahudiyan-i nefs-i Avlonya), e vendosur në gjashtë mëhallë të veçanta banimi, si më poshtë:

Në vitin 1596 hebrenjtë e Vlorës duke u mbështetur edhe nga hebrenjtë e Beratit shlyejnë pengun që ishte për t’u paguar për robër të zënë hebrenj, të cilët ishin sjellë në Durrës. Por, kjo nuk çoi aspak në ndonjë rritje të numrit të këtij komuniteti, kështu që robërit në fjalë duhet të kenë qenë një numër shumë i vogël.

Ritmet e larta të rënies numerike të bashkësisë së banorëve hebrenj të Vlorës në rrjedhën e shek. XVI (pas viteve 20) vihen re edhe në vitet e fundit të këtij shekulli, sa që një defter osman i vitit 1597 ka të regjistruar vetëm 50 kryefamiljarë hebrenj.” Përsa i përket rënies së numrit të tyre duhet të shtojmë këtu që përveç ikjes, pati edhe konvertime në Islam, dhe ky konvertim nuk ndodhi vetëm tek hebrenjtë e Vlorës por edhe tek hebrenjtë e Beratit. Ky konvertim vazhdoi edhe më tej dhe pati një pik të dytë me pranimin e Islamit nga Sabbatai Zevi dhe me ardhjen e tij në Shqipëri mes viteve 1666-1676, i cili mesa duket ndërtoi një raport të ngushtë me sektin islamik bektashi, grupim ky që i përkiste një besimi islamik sinkretik të degës shiite. Këto, pra, ishin disa të dhëna në lidhje me përbërjen e komunitetit hebre gjatë shek. XVI, i cili shënon dhe numrin më të madh të këtij komuniteti edhe gjatë shek. XVII, ku numri i hebrenjve bie.

Gjatë mesit të shek. XIX kemi të ashtuquajturën valë të tretë të ardhjes së hebrenjve në trojet shqiptare. Këta ishin hebrenj romanjotë që kishin ikur nga qytetet shqiptare Prevezë dhe Janinë dhe erdhën e u vendosën në Vlorë.258 Këtë ardhje duket se e shkaktuan lëvizjet nacionaliste në Greqi, duke i dëbuar ata nga Janina dhe Arta në drejtim të Vlorës dhe Prevezës.259 Por, duket se nuk janë të shumtë ata që erdhën sepse, aty nga vitet e para të shek. XX, sipas të dhënave të “Bulletine de l’Alliance Israelite Universelle, 1904” në Vlorë kishte rreth 50 hebrenj.

Atje kishte dy sinagoga, ajo e vjetër që i përkiste komunitetit të vjetër paraosman, me origjinë nga Pulja dhe romanjotëve, dhe e reja që duket se u themelua nga hebrenjtë e ardhur nga Portugalia në kohën e Perandorisë Osmane e themelimi i saj duket se u bë për shkak të mosmarrëveshjeve që pati midis këtyre dy grupimeve. Si vend kulti dhe praktikash fetare përdorej edhe shtëpia e Abraham Zarfatit, që sipas Bajraktarit, “është e mundur të jetë përdorur nga sefardikët, por nga njëri prej nëngrupeve të tyre pasi dhe ata kishin dallime të vogla në midis vete, varësisht nga cila pjesë e Gadishullit Iberik vinin.”

Në lidhje me Himarën si pjesë e Vlorës, Giakoumis thotë që pati hebrenj të ardhur nga Janina gjatë shek. XIX, por, nuk jep të dhëna të tjera në lidhje me ta. Tani, përsa i përket Delvinës, ne nuk disponojmë të dhëna për praninë e hebrenjve në kohëra të hershme. Bëhet e ditur vetëm prania e një familje hebraike, dhe pikërisht të Salomon Manahen Jantovit dhe Astros, gruas së tij, të cilët kishin ikur nga Janina dhe qenë vendosur aty në vitin 1850, kurse në Gjirokastër qenë vendosur Jakov Ilia Vituli, dhe më vonë mjeku hebre me origjinë nga Austria Zigberg Auerbah (Siegberg Auerbach).

Për praninë herenjve në Delvinë dhe Gjirokastër, të ardhur nga Janina, gjatë shek. XIX, flet edhe Giakoumis, por ai nuk jep të dhëna të tjera në lidhje me ta. Pra, deri tani vetëm këto të dhëna kemi mbi praninë e hebrenjve në Delvinë dhe Gjirokastër gjatë periudhës osmane. Në kuadër të historisë së hebrenjve në trojet shqiptare gjatë kohës së Perandorisë Osmane, ashtu si Shkupi dhe Manastiri edhe Janina është me interes për këtë studim pasi aty (dhe në qytetet e lartpërmendura) jo vetëm që kishte shqiptarë, por këto qytete ishin qendra vilajetesh me popullsi kryesisht ose në shumicën më të madhe të saj shqipfolëse dhe shqiptare. Në lidhje me hebrenjtë e Janinës gjatë sundimit të Perandorisë Osmane kemi këto të dhëna.

Në vitin 1431, kur ky qytet u pushtua nga turqit, aty kishte një komunitet të konsiderueshëm hebrenjsh, i cili vazhdoi të rritej edhe më tepër në kohërat e mëpasme. Më vonë aty erdhën edhe refugjatë spanjollë, të cilët u asimiluan nga popullsia vendase hebraike e ashtuquajtur romanjote, dhe morën dialektin grek të tyre.

Komuniteti hebre që deri më parë, të paktën që nga Mesjeta e Mesme, kishte jetuar brenda mureve rrethuese të qytetit, duke u zmadhuar në numër u vendos pastaj edhe jashtë mureve të tij. Dhe, kështu, aty u krijuan dy komunitete, që kishin dy sinagoga, njëra i përkiste të ashtuquajturit “komuniteti i vjetër” dhe tjetra ishte e “komunitetit të ri” e ndërtuar rreth vitit 1540 jashtë mureve rrethuese të qytetit.

Në Janinë erdhën edhe hebrenj nga Pulja dhe Sicilia, të cilët kishin zakone të veçanta për rrethprerjen dhe purimin.

Në vitin 1612, hebrenjtë u akuzuan me të padrejtë se gjoja kishin dorëzuar tek autoritetet turke peshkopin Dionisios, i cili duke qenë udhëheqës i një revolte u ekzekutua nga ata (turqit).

Në lidhje me sjelljen e Ali Pashë Tepelenës ndaj hebrenjve nuk thuhen fjalë pozitive, sepse ai u paskësh vënë hebrenjve të pasur një taksë të rëndë për ta paguar. Ndërmjet viteve 1788 dhe 1822, hebrenjtë që jetonin në Pashallëkun e Ali Pashës vuajtën nga persekutimi i tij. Pra, sipas këtyre të dhënave, Ali Pasha nuk ka qenë tolerant ndaj hebrenjve, megjithëse ai bënte edhe punë tregtie me ta. Në lidhje me qëndrimin e tij ndaj hebrenjve, studiuesi Bajraktari, është i tjetër mendimi, ngaqë thekson se gjatë sundimit të Ali Pashës hebrenjtë patën një periudhë stabiliteti dhe zhvillimi, dhe të mirëqenies ekonomike, duke arritur të zgjeronin biznesin e tyre edhe në qendra të tjera, duke hapur dyqane në vilajetin e Janinës si në Prevezë, Paramythi dhe jashtë në qendrat greke me lidhje deri në Jeruzalem. Në lidhje me tregtinë, punët dhe marrëdhëniet e Ali Pashë Tepelenës me hebrenjtë e Janinës mund të përmendim këtu që, bankieri i tij i përgjithshëm ishte një hebre me emrin Rafael dhe në shërbim të tij kishte një këmbyes parash me emrin Yesilas ose Yisoulas, që paguhej prej tij për shpërndarjen e grurit në qytet.

Ndër persona të tjerë hebrenj, që kishin të bënin me Ali Pashën, përmenden edhe dy argjendarë hebrenj Isaak Gorelis dhe Basil Noucos (që më vonë mund të jenë konvertuar në fenë e krishterë), të cilët me sa duket qenë mbështetës të përhershëm të tij, dhe sipas dokumenteve arkivore të Stavros Iouanu-it, ata i zbukuronin koburet e Aliut. Në një rast tjetër ata janë regjistruar që i kanë sjellë Stavros Iannu-it një rrip me diamant si dhuratë për Ali Pashën, dhe objekte të ndryshme argjendi si dhurata për Ismael Pashën dhe Hursit Pashën.

Ndër të tjera, për praninë e hebrenjve tek Pallati i Ali Pashës na jep një dëshmi edhe Henri Holland, i cili gjatë 1812-1813 bën një udhëtim nëpër Greqi dhe Shqipëri. Ndër të tjera pati rast të vizitonte sarajet e Ali Pashës në Janinë dhe shkruan se aty kishte parë përveç turqve, shqiptarëve dhe ushtarëve mauritanë, edhe zyrtarë turq të vezirit dhe ministrat e tij, sekretarë grekë dhe hebrenj. Mbi situatën e hebrenjve në Janinë mund të themi që ajo erdhi duke u përkeqësuar, dhe ky përkeqësim u bë gjithnjë e më i madh aty nga mesi i shek. XVIII e më vonë. Vitet më të këqija për hebrenjtë në ato zona ishin gjatë lëvizjeve revolucionare për çlirim dhe si rrjedhojë ata barazoheshin me myslimanët dhe akuzoheshin se ishin besnikë ndaj sundimtarit pushtues otoman. Edhe në Shqipëri periudha nga mesi i shek. XVIII deri në mesin e shek. XIX, njihet si koha ku kishte pak hebrenj.

Si rrjedhim për shkak të problemeve fetare që kishin me të krishterët, të shtimit të numrit të hebrenjve të ardhur nga vise të tjera, dhe për shkak të zjarrit të madh të rënë në vitin 1760, që dogji zonën tregtare të hebrenjve, tek ata u krijua një gjendje ekonomike e rëndë, që çoi në përkeqësimin e kushteve të jetesës.

Për këtë jep dëshmi edhe konsulli francez Pukvil (Pouqueville) në veprën e tij “Udhëtim nëpër Greqi” (Voyage dans la Grece), ku flet për “lagjen e mjerë të hebrenjve”. Por, përshkrimet më të detajuara në lidhje me kushtet e jetesës së hebrenjve na e japin T. S. Hughes dhe W. M. Leak. Hughes në veprën e tij “Udhëtim në Janinën e Shqipërisë” (Voyage à Jannina en Albanie) shkruan, se “Lagjet e hebrenjve përbëhen nga shtëpi që janë më të këqija se barakat e mjera të popullit fshatar irlandez, shumë prej këtyre shtëpive janë të hapura para e mbrapa, mbulesa e sipërme është e hapur si mos më keq; mbulesa dhe shtroje të vjetra janë të varura për t’u krijuar banuesve pak mbrojtje nga shiu dhe nga era … po të mos i kisha parë këto me sytë e mi, nuk do ta kisha besuar se qeniet njerëzore mund të jetonin kështu në kushte të tilla klimaterike, ku dimri është mjaft i ashpër.”

Kurse Leake e përshkruan gjendjen e hebrenjve po aq mjerane dhe të pisët, siç e përshkruan edhe Hughes në veprën e tij “Udhëtime në Greqinë e Veriut” (Travels in Northen Greece). Ai shkruan, që shumë prej këtyre shtëpive [në lagjen e hebrenjve brenda kështjellës] të krijojnë përshtypjen e një varfërie të paparë ndokund tjetër në Turqi, dhe shumë familje jetojnë gjatë gjithë vitit në këtë klimë të ashpër, në dhoma që janë të mbrojtura nga moti vetëm në tri anë.

Në vitin 1821, kur shpërtheu sërish një revoltë greke një numër hebrenjsh erdhi dhe gjeti strehim në Janinë. Tridhjetë vjet më vonë, në vitin 1851 komuniteti hebre vuajti një libelë gjaku.286 Libelat janë “ankesa” me shkrim që e kanë origjinën që nga koha e Romës së lashtë, por atje nuk bëhej fjalë vetëm për shpifje ndaj hebrenjve, por edhe ndaj të krishterëve, ose komuniteteve të tjera fetare (etj.). Në lidhje me hebrenjtë, këto ankesa ishin shpifje me shkrim ndaj tyre, sikur gjoja ata sakrifikonin njerëz në tempujt ose në rite të tyre të ndryshme fetare duke përdorur gjakun e tyre nëpër ato rite.

Për ta ilustruar më mirë, po përmendim më poshtë një rast të tillë, ku është i përfshirë edhe një shqiptar, por jo në Janinë, porse në Selanik në vitin 1853, ku shkas për këtë “Blood Libel” bëhet denoncimi i një kirurgu grek se një turmë e dyshimtë hebrenjsh paskëshin rrethuar një të krishter (shqiptar) që ta vrisnin për t’i marrë gjakun. (Në lidhje me vazhdimësinë e kësaj ngjareje shih pak më poshtë, ku bëhet fjalë për praninë e shqiptarëve dhe të hebrenjve në Selanik.) Në vitin 1869, një zjarr i rënë në tregun e qytetit të Janinës shkatërroi gjysmën e dyqaneve të hebrenjve.

Më 1872 në qytet pati një revoltë antihebraike. Mbi pasojat dhe viktimat që solli kjo revoltë tek hebrenjtë për momentin nuk kemi të dhëna. Në vitin 1876, bëhet asambleja e parë kombëtare dhe bankieri i pasur hebre nga Janina, Efendi Davitson Levi (Effendi Davitchon Levy) qe njeri nga katër hebrenjtë e zgjedhur në të gjithë Perandorinë Osmane. Deri në vitin 1902, Janina kishte akoma një numër të konsiderueshëm hebrenjsh, dy sinagoga dhe dy salla private takimi për lutje dhe veprimtari të tjera dhe një shkollë Talmudi, ku mësonin krahas hebraishtes, turqisht dhe greqisht 400 djem dhe 150 vajza.

Bajraktari numrin e hebrenjve të Janinës në fillim të shek. XX na e jep rreth “3000 deri në 4000 vetë, apo përafërsisht 600 deri në 700 familje.” Sipas të dhënave të “Bulletine de l’Alliance Israelite Universelle, 1904”, që janë pak kontradiktore me të dhënat pak më sipër, në Janinë rreth vitit 1904 kishte rreth 50 hebrenj, dhe gjithashtu një degë të shkollës së Aleancës Izraelite Universale.

Kaq në lidhje me hebrenjtë në Janinë gjatë periudhës osmane. Në lidhje me Prevezën, të cilën e kemi përfshirë në trojet shqiptare, ku dëshmohet edhe prania e hebrenjve, duhet të theksohet, që aty, sipas zëvendëskonsullit austriak Johan Georg fon Han (Johann Georg von Hahn) të paktën që nga mesi i shek. XIX bëhet fjalë për banorë qytetarë qoftë ortodoksë, qoftë myslimanë, qoftë turq, që kanë gjuhën greke si gjuhë amtare. Fon Han në raportet e tij nuk e dëshmon shqipen si gjuhë të folur brenda në qytet por jashtë tij, në hapësirën bregdetare të quajtur Çamëria, midis Prevezës dhe Korfuzit. E njëta gjë raportohet edhe për qytetet e Janinës dhe të Artës. Përsa i përket portit të Prevezës, duket se ai ka pasur pak a shumë të njëjtën rëndësi për tregtarët hebrenj, si portet i Lezhës, Durrësit, Vlorës, por këtu bëhet fjalë për shek. XV dhe XVI.

Bashkësia hebraike e Prevezës, sipas të dhënave të “Bulletine de l’Alliance Israelite Universelle, 1904” kishte rreth 200 hebrenj. Hebrenjtë filluan e u shpërngulën në Prevezë për shkak të lëvizjeve nacionaliste greke të cilat erdhën e u bënë gjithnjë e më të ashpra në fundin e shek. XIX dhe si rrjedhim i bëri hebrenjtë të iknin nga Arta dhe Janina dhe të vinin aty. Kështu, “karshi rrethanave të reja Elia David, Him Isis, David Zadik, David Jakov dhe Elia Koulias vizituan Prevezën me qëllim përgatitjen e ngritjes së komunitetit hebraik dhe ndërtimin e një sinagoge, që më vonë edhe u realizua”.

Qyteti i Artës, i cili në kohën e Skënderbeut ishte tashmë pjesë e Perandorisë Osmane, mund të themi që aty, në fillim të shek. XV, kishte rreth 300 shtëpi hebraike me afërsisht 1500 persona, kryesisht romanjotë, por që mesa duket tek ky komunitet kishte përçarje, të cilat u shkaktuan nga disa rregulla të nxjerra nga Beniamin Ben Matatyah, rabini i qytetit, që sanksiononin sjelljen e djemve ndaj shtëpisë të së fejuarës.

Kështu, nga këto sanksione djemve u ndalohej t’i vizitonin të fejuarat e tyre, para martese, u ndaluan edhe mbrëmjet e vallëzimeve, në të cilat merrnin pjesë djem dhe vajza të reja të komunitetit. Këto mbrëmje duket se ishin bërë shkas skandalesh, dhe përveç tyre u ndalua çdo lojë a dëfrim tjetër në ditët e zakonshme përveçse në ditët gjysmë festive dhe për purim.

Me qëllim që në të ardhmen të evitoheshin edhe skandale të tjera në lidhjet familjare dhe të sigurohej shenjtëria e shtëpisë u dekretua që fejesa të bëhej në praninë dhjetë personave (laikë) të kryesuar nga një rabin. Këto marrje masash dhe sanksione shkaktuan pakënaqësi dhe një përçarje në komunitet, pasi hebrenjtë e ardhur nga Pulia nuk ishin dakord me to duke protestuar me në krye krerët e tyre.303 Kaq në lidhje me komunitetit hebraik të Artës.

Si përfundim, në lidhje me vilajetin e Janinës ia vlen që të përmenden edhe disa të dhëna për shqiptarët dhe hebrenjtë në qytetin maqedonas Selanik, ku kishte një prani të theksuar qoftë shqiptarësh, qoftë hebrenjsh. Shqiptarët në Selanik ishin në numër shumë të madh, me mijëra, ku punonin nëpër hamame, si shitës boze, armëpunues, gurëgdhendës, roje, trupa personale për pashallarë dhe njerëz me pushtet, etj, etj.

Në gjysmën e dytë të shek. XVII, aty nga viti 1779 shqiptarët ishin aq shumë në numër, sa arrinin në qindra mijra, katërqind mijë, sipas Mark Mazoverit, të cilët u dëbuan brenda pesë ditësh nga guvernatori i qytetit, duke përfshirë edhe disa qindra prej tyre, të cilët bënin pjesë në shpurën e tij, dhe lejoi të qendronin vetëm disa banorë që ishin ngulur aty kohë më parë. Po ashtu edhe prania e hebrenjve në Selanik ishte shumë e madhe, aq sa hebrenjtë u bënë komuniteti më i madh në Selanik. Në lidhje me marrëdhëniet midis hebrenjve dhe shqiptarëve, duam të përmendim edhe një herë rastin e libelës së gjakut të vitit 1853, në të cilën u përfshi edhe një shqiptar.

Ja se ç’na tregon dokumenti në lidhje me këtë ngjarje: “Blood Libel u shfaq kur një kirurg grek i respektuar pa një turmë të dyshimtë hebrenjsh që kishin rrethuar një shqiptar dhe raportoi në polici se disa hebrenj po planifikonin të kapnin një të krishterë e ta vrisnin për t’i marrë gjakun. Policia i arrestoi ata që ishin përfshirë dhe i nxorri para pashait, ku u zbulua se shpjegimi ishte krejt i ndryshëm. «Përse më keni arrestuar?», pyeti me zë të lartë shqiptari.

«Nuk kam përse të frikësohem nga çifutët, sepse e fitoj bukën e gojës duke ndezur zjarr për këta njerëz të dielave!»”.

E sollëm këtë rast si shembull, pasi këtu bie në sy edhe qëndrimi korrekt i shqiptarit ndaj hebrenjve dhe marrëdhëniet e tij të mira me hebrenjtë. Të dhëna të tjera mbi marrëdhëniet shqiptare – hebraike në Selanik hëpërhë janë të panjohura, por mesa duket këto dy komunitetet nuk kanë pasur probleme as aty.

Ambasadorja e Izraelit: Shqipëria, shembull i bukur tolerancës ndërfetare

Ambadasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka qenë e ftuar në disa darka iftari të organizuar në Tiranë.

Izrael

Izraeli rihap hapësirën ajrore, kapen 99% e raketave iraniane

Nga më shumë se 30 raketa të lëshuara nga Irani, asnjëra nuk kishte arritur në Izrael.

Shqipëri

Rama dënon sulmin e Iranit kundër Izraelit: I paprecedent, rrezikon të destabilizojë rajonin

Kryeministri Edi Rama dënoi sot fuqimisht sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit.

Spyzone

Ushtria e Izraelit rrethon komandën qëndrore të Hamasit

Marina gjithashtu kreu dhjetëra sulme përgjatë bregut të Gazës, duke ndihmuar forcat tokësore.