Filmi Besa, The Promise


Londër:- Në mbrëmjen e 16 janarit 2014 në Pinner Sinagogë, një nga zonat me numrin më të madh të banorëve hebrej në Londër, u organizua shfaqja e filmit BESA – THE PROMISE – vepër e rregjisorit Jason Williams me kontribut të veçantë të fotografit Norman Gershman.

Tanimë është bërë një traditë shumë e mirë që Ambasada Shqiptare në Londër në bashkëpunim me bashkësi të ndryshme hebraike të organizojnë veprimtari të ndryshme në nderim të veprës së shqiptarëve të cilët i mbrojtën jo vetëm hebrejt vendas por edhe ata që erdhën në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Me datën 16 janar 2014, në Pinner Sinagogë më shumë se katërqind pjesmarrës, prej të cilëve edhe një numër i mirë shqiptarësh me banim në këtë qytet, ndoqën me vemëndje, kërshëri, respekt dhe emocion këtë veprimtari e cila u hap me fjalën e zonjës Gaby Glassman, e cila nënvizoi fisnikërinë shqiptare dhe virtytet e larta të shqiptarëve të cilat bënë që asnjë hebre në atë vend të mos dorëzohej tek nazistët.

Më pas ajo i dha fjalën ambasadorit të RSH në Mbretërinë e Bashkuar z. Mal Berisha. Në fjalën e tij ambasadori përshëndetëse u ndal tek mbrojtja që shqiptarët iu ofruan hebrejve dhe veçanërisht tek BESA Shqiptare, si vlera më e madhe morale e kombit shqiptar e cila qëndron mbi çdo fe.

Pas shfaqjes së filmit zonja Glassman, në emër të bashkësisë hebraike të Pinnër Sinagoge, i dorëzoi Ambasadorit shqiptar një çertefikatë në të cilën thuhej: “Një pemë e mbjellur në Izrael për të shprehur mirënjohjen e jashtëzakonshme ndaj veprës trimërore të popullit shqiptar për strehimin dhe shpëtimin e refugjatëve hebrej nga Hollokausti”.

ÇFARË ËSHTË ENTI BOTUES HEBRAIK – THE JC.COM – THE JEWISH COMMUNITY ONLINE?
Kjo revistë është krahu dixhital i Kronikës Hebraike (The Jewish Chronicle Ltd) e cila publikon Kronikat Hebraike, gazeta më e vjetër dhe më influencuese hebraike në botë.
E themeluar në vitin 1841, Kronika Hebraike – shpesh e njohur si JC nuk ka pronar as aksioner komercial dhe pavarësia editoriale e saj është e garantuar prej Trustit të Kronikës Hebraike. Ajo gjëndet në Londër me reporter në të gjithë botën. Lajmet e Kronikës Hebraike dhe faqet me opinione pasqyrojnë larminë e gjërë të fesë hebraike, pikpamjet sociale dhe politike nga e majta tek e djathta, nga ortodoksia tek ato që nuk kanë të bëjnë me fenë.

Mbulimi i lajmeve shkon që nga hetimet e natyrës së fortë dhe me pasoja të mëdha deri tek raportimet e veprimtarive të bashkësive, me kontekst të siguruar prej komentatorëve dhe figurave kulturore. Gazeta e cila del çdo të enjte përfshin ngjarje të ndryshme, jetën dhe artin, sportin por edhe faqe të ushqimit dhe biznesit dhe botohet me kualitet të lartë dhe me ngjyra.

NJË ÇËSHTJE NDERI E SHQIPTARËVË QË MBROJTËN HEBREJTË.

Shkruar nga Jay Grenby, 3 shkurt, 2014
Roli i shqiptarëvë në shpëtimin e hebrejve nga nazistët u demonstrua përpara mëse 400 vetëve në një mbrëmje në Sinagogën Pinner prej ambasadorit të atij vendi, Mal Berisha.

Shqipëra ishte i vetmi vend i pushtuar në Europë i cili e mbylli periudhën e luftës me më shumë hebrej në fund sesa kishte në fillim, tha Z Mal Berisha. Vendi i tij ishte gjithashtu i vetmi vend europian në të cilin qoftë edhe një hebre i vetëm nuk u dorëzua tek nazistët ose humbi jetën për shkak të të qenit hebre. Hebrejtë u ushqyen, u strehuan, u fshehën në vende të sigurta, iu ofruan emra të dytë vendasish dhe dashuri familjare duke vënë veten në rrezik shumë të madh nga një popullsi që ishte më së shumti muslimane”

Heroizmi i tyre pasqyrohet tek BESA, kodi i tyre I nderit i ndjekur prej shqiptarëve pa marrë parasyshë përkatësinë fetare. Bazuar në parimin se “Shtëpia është e Zotit dhe e mikut”, i cili kërkon që shqiptari të jetë i gatshëm ta presë mikun me buke e krypë e zemër – dhe ta ruajë nderin e mikut të vet edhe nëse kjo e rrezikon vetë jetën e tij si mikpritës.

Këtu midis pjesmarrëve gjëndet një numër i madh djemsh e vajzash shqiptare që punojnë e jetojnë në këtë vend. Kjo mbrëmje përfshin edhe shfaqjen e një filmi dokumentar në të cilën do të shohim sesi hebrejtë dhe muslimanët japin dëshmi të dorës së parë të guximit moral dhe fizik të shqiptarëve si përpara ashtu edhe gjatë luftës.

“Sinagoga Pinner është e nderuar të njihet me heroizmin e jashtëzakonshëm që shkon përtej besimit fetar në këtë audience kaq të madhe dhe të larmishme, tha kryetarja e komitetit organizues”, zonja Gaby Glassman.

Ka qenë diçka tejet frymëzuese të dëgjonim shumë historira të mardhënjeve aq të mira midis muslimanëve dhe hebrejve edhe në momentet me të errëta të historisë.”

Ajo tha se bashkësia e zonës Pinner ka mbjellur një pemë në Lord Sacks Forest në Jerusalem, me motivacionin: “Në mirënjohje të thellë ndaj veprave të guximshme të popullit shqiptar i cili strehoi dhe shpëtoi refugjatët hebrej”.
Ajo i dhuroi ambasadorit një çertefikatë përkujtimore të kësaj ngjarje.

PINNER SHUL – NJË MBRËMJE PËR TË NDERUAR SHPËTIMIN E REFUGJATËVE HEBREJ PREJ SHQIPTARËVE GJATË HOLLOKAUSTIT

E Enjte 16 Janar 2014.

Shkruar nga Brian Eisenberg Deri sa ra komunizmi në Shqipëri në vitin 1990, fakti shumë pak i njohur i rolit që shqiptarët kanë luajtur në shpetimin e hebrejve të persekutuar në Europë mbetej i pathënë.

Shqipëria ishte i vetmi vend i pushtuar ne Europë i cili në fund të luftës kishte më shumë hebrej se në fillim dhe është vertetuar se asnjë hebre i vetëm nuk është dorëzuar tek nazistët. Janë 69 emra shqiptarësh të gdhendur në pllakën perkujtimore në radhën e fisnikëve midis kombeve në Yad Vashem, Jeruzalem.

Gjatë më shumë se 18 vjetëve gjithnjë e më shumë është zbuluar historia e jashtëzakonëshme e një kombi të vogël. Kjo ishte edhe arësyeja e mbledhjes me datën 16 janar të mëse 400 vetëve në Sinagogën Pinner për të dëgjuar këtë histori të pathenë.

Ambasadori shqiptar, z. Mal Berisha bëri një prezantim të shkurtër të filmit “BESA – The Promise”. Ai foli rreth kodit të sjelljes së Shqiptarëve i cili bëri që hebrejtë të cilët po i iknin perndjekjes, ishin mirëpritur dhe mbrojtur madje edhe gjatë pushtimit nazist.

Filmi u shfaq për publikun për herë të dytë në Mbretërinë e Bashkuar (herën e parë gjatë festivalit të filmit hebraik në Londër) portretizon muslimanët të cilët i strehuan hebrejtë (duke rrezikuar jetën e tyre). Ai ndjek gjurmët e një familje hebraike për të përmbushur ‘Premtimin’ që i kishte dhënë babait të tij që një ditë t’i kthente një set special librash faljesh tek familja hebraike. Udhëtimi i tij përfundon me sukses në Izrael ku djali i familjes së shpëtuar jeton, duke pas ndryshuar mbiemrin.
I prodhuar prej Jason Uilliams dhe drejtuar prej Rachel Goslins, filmit iu desh më shumë se 7 vjet që të përfundonte. Ai ve në pah se si shqiptarët që nga Mbreti Zog, politikanët, policët, njerëzit me përkatësi të ndryshme fetare, të tjerë të zakonshëm, gra dhe fëmijë, i ndejtën besnik kodit të tyre të nderit – Besës. Hebrejtë u strehuan, u ushqyen, u fshehën dhe iu afruan pseudenume – të tërë me rrezik për vetene tyre. Për shqiptarët që u përfshinë në këtë kod ishte thjesht “ajo cfarë secili duhet të bëjë”

Veprimtaria ishte pjesë e aktiviteteve të Harroë në kuadër të Ditës së Përkujtimit të Hollokaustit dhe u bë në Tu Bishvat, nën drejtimin e Gaby Glassman, Drejtuese e Mbrëmjes, Ajo i dhuroi Ambasadorit një certefikatë mirënjohje për vizitën e tij në Sinagogën Pinner dhe mbjelljen e një peme me motivin:

“Një pemë e mbjellur në Jeruzalem simbolizon mirënjohjen e jashtëzakonshme ndaj veprës trimërore të popullit shqiptar për strehimin dhe shpëtimin e refugjatëve hebrej nga Hollokausti”.

1.-Ne kemi zbuluar se gjyshi i një antari të Sinagogës Pinner kishte shpëtuar sepse gruaja e tij, e cila ishte tanimë ne Britaninë e Madhe arriti të merrte një vizë nga konsullata shqiptare në Londër;

2.- Në kohën kur tregohet ky gjest i shqiptarëve, 70 % e shqiptarëve ishin muslimanë ndërsa pjesa tjetër katolikë dhe ortodoks;

3.- Norman Gershman, një fotograf i njohur hebraik-amerikan udhëtoi në Shqipëri me qëllim që të dokumentonte në terren ato që kishin bërë shqiptarët muslimanë për të shpëtuar hebrejtë, gjatë kohës së Holokaustit.

Ai dëgjon për Rexhep Hoxhën, një shqiptar musliman i cili përmbush premtimin e dhënë një familje hebreje nga i jati të cilët i kishte shpëtuar gjatë Hollokaustit për t’i kthyer librat hebrej të lënë amanet. Filmi tregon kërkimet e këtij njeriu deri në përmbushjen e premtimit

“Ambasadori ka investuar shumë energji për të promovuar historinë shqiptare në këto vite dhe prandaj ai e vlerësoi pa masë dhe në mënyrë të vecantë pjesmarrjen e një audience kaq të gjërë. Ai ishte gjithashtu me të vërtetë i lumtur që një pemë është mbjellur në emrin e tij.”

” Shkëlqyeshën! Ishte mrekulli! Ishte shumë emocionuese të shohësh kaq shumë njerëz tek marrin pjesë në këtë mbrëmje tek shihnin filmin. Ende jam nën pushtetin e këtyre ndenjave të fuqishme, të këtyre emocioneve”.
“Veprimtaria qe një sukses i jashtëzakonshëm dhe nësë qëllimi juaj ishte që më e pakta të siguroheshin sa më shumë njerëz që të dinë rreth besës dhe heroizmit shqiptar gjatë ditëve të errëta të Shoah, atherë mund të them se kësaj ia keni arritur.
Iu bëj thirrje që të ndaloni dhe të mendoni për një cast kur përmendet Shqipëria, si ajo ishte i vetmi vend në Europën e pushtuar me më shumë hebrej në fund të luftës sesa në fillim të saj.”
” Aspekti më i rëndësishëm është se nëpërmjet të përpjekjeve tuaja këto historira të pabesushme kanë filluar tani të bëhen gjithnjë e më shumë të njohura dhe se ky tregim i ri mund të krijojë një model të ndryshëm në mardhënjet tona.”

Pergatiti Beqir Sina

Ambasadorja Peleg: Edi Rama, mik i madh i Izraelit!

Kryediplomatja izraelite në Tiranë reagon pas fjalimit të kreut të qeverisë shqiptare në seancën plenare të OKB-së.

Izrael

Herzog: Shqipëria në krah të popullit izraelit, në anën e duhur të historisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog deklaroi sot se shqiptarët dhe hebrenjtë ndajnë një histori domethënëse.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023