
Category: Komuniteti Hebre Shqiperi
Ky njeri kaq i dashur e teper i respektueshem ishte Rudolf Sarreta ose sic e njohin te gjithe, Dola Sarreta… I cili lindi ne Vlore ne nje familje te qete hebraike! Ai se bashku ,me vellan e tij Elio qe i binte Kitares ishte nje dyshe e bukur e kerkuar ne qytet. Ai tashme aktivizohet ne Shtepin e Kultures se rrethit ne dhjetra koncerte!
Më 28 tetor 2020, Parlamenti i Republikës së Shqipërisë, në partneritet me Lëvizjen Kundër Antisemitizmit (CAM) dhe Agjencinë Hebraike për Izraelin, do të presë Forumin e Ballkanit 2020 Kundër Anti-Semitizmit. Përpara këtij rasti të veçantë, CAM foli me Geront Kuretën, kreun e komunitetit hebre të Shqipërisë, i përbërë nga nën 50 anëtarë nga një popullsi prej 3 milionë, shumica e të cilëve janë myslimanë.
Moskapja e hebrenjve nga nazistët në Shqipëri, marrja e tyre në mbrojtje nga shqiptarët pa u kërkuar asnjë shpërblim, Shqipërisë i jep nder dhe e vendos atë shumë përpara vendeve që konsiderohen të qytetëruara.
Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) ka në fokus krijimin e Muzeut Kombëtar të Hebrenjve në Vlorë. Një projekt që zhvillohet nga AADF në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës dhe Bashkinë Vlorë, së bashku me komunitetin Hebre Shqiptar, synojnë të ndërtojnë një institucion bashkëkohor të shekullit të 21, që do të tregojë një histori unike bashkëjetese, besimi dhe shprese.
Metin Azis Ruli dhe Shpresa Ruli janë njohur, më 3 qershor 1992, nga Yad Vashem si “Të Drejtë midis Kombeve”, titull që jepet për jo-hebrenjtë që kanë shpëtuar Hebrenjtë gjatë Holokaustit. Familja Ruli shpëtoi Solomon dhe Duduna Konforti, dhe vajzën e tyre, Iveta.
Shqipëria është i vetmi shtet në Evropë që në përfundim të Luftës së Dytë Botërore numri i hebrenjve ishte më i madh se ai përpara luftës.
Roli i Qarkkomandanti itë Beratit për Ballin Kombëtar, Kadri Cakrani, në shpëtimin e hebrenjve
Ndërsa Evropa nuk ishte vend i sigurtë për hebrenjtë, është tashmë botërisht e njohur se shqiptarët rrezikuan jetët e tyre duke e shndërruar Shqipërinë në një “parajsë mbi tokë” për komunitetin hebre ndaj të cilit po ushtrohej gjenocid.
Në programin “Historia ime” në Tv Klan ishte i ftuar Amos Dojaka, i cili është pasardhës i një familjeje hebraike. Ai ka rrëfyer se gjyshja e tij ishte nga Çekosllovakia dhe dy muaj para Luftës së Dytë Botërore, ajo u vendos në Shqipëri me burrin e saj. Gjithë familja e saj u zhduk në kampin famëkeq të Auschwitz dhe vetëm gjyshja e tij arriti të mbijetonte sepse u strehua në Shqipëri.
Isak Trink ishte Konsulli i parë i Raguzës në Vlorë në vitin 1541, i pasuar nga nipi i tij Angelo Samuel. Ai do të pasohej nga Yaako Kodutto, pjesëtar i një familje hebreje nga Ankona, që do ta mbante këtë post për njëzet vite. Pas tij do të vinin Daniel Kodutto, Zakaria Graciano, Josip Maestro, e sërish nga familja Kodutto në vitin 1637, Angelo Kodutto.